Shkruan: Afrim Kasolli
Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë opozitare në Kosovë, mbase për shkak të zhgënjimit elektoral të përjetuar në atë datë fatale janë duke reaguar sipas një sjellje të çakorduar “pos-traumatike”.
Për ta justifikuar dhe mbrojtur vetveten shumë eksponentë të këtyre subjekteve opozitare fajin për rënien e tyre politike janë duke e kërkuar ose te mediat, diaspora, por me kryesorja te blerja e vullnetit të qytetarëve të Kosovës me anë të kuletës së shtetit nga Albin Kurti.
Pra sipas tyre fitorja e këtij të fundit nuk është legjitime dhe shprehje e vullnetit të lirë dhe demokratik qytetar, por produkt i një manipulimi masiv nëpërmjet skemave dhe transfereve sociale. Prandaj, demokracia në Kosovë sot nuk është asgjë tjetër pos një sistem i vjedhur.
Mirëpo, pa kaluar shumë kohë nga këto kualifikime dhe vleresime, po ashtu të njëjtat gjithnjë e më shumë janë duke insitituar në një marrëveshje politike me Albin Kurtin, si parakusht për themelimin i insitucioneve të reja të daluara nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, si për temën e Kuvendit, Qeverisë ashtu edhe Presidentit.
Mirëpo, shtrohet një pyetje themelore si është e mundur të kërkohet marrëveshje me atë që e ka vjedhur vullnetin demokratik të qytetarëve? Nëse ato janë të bindura mirëfilli në tezën e parë, atëherë jo vetëm që duhet refuzuar çdo bashkëpunim, por nuk duhej pranuar as rezulatati i zgjedhjeve. Sepse ai nuk reflekton vullnetin politik të qytetarëve. Dhe çlirimi i këtij të fundit duhet të jetë parakusht për çdo proces tjetër. Prandaj, me këtë sjellje disonante të njëjtat po i thonë Albin Kurtit edhe pse fitorja jote është jo legjitime, megjithatë ne jemi në gjendje ta legjitimojme atë me kushtin e ndarjes së tortës se pushtetetit.
Mbase i gjendur në këtë pozitë komode për shkak të kësaj dobësie opozitare, Albin Kurtit nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm si se nga ky pozicion triumfalist politik ta shpall vetën edhe si mishërim i “sintezës filozofike” të Aristotelit, Kantit e Millit. Mbase është i bindur se nuk do te këtë kontetestim nga të njëjtat jo vetëm në sferën e “vita activa”-s por edhe sa përket manipulimeve te”vita contemplativa”.
/TV Arbëria