Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si po e akuzon Serbia Perëndimin se është identik si Rusia?

Si po e akuzon Serbia Perëndimin se është identik si Rusia?

Shkruan: Afrim Kasolli

Shpeshherë na ka rënë të dëgjojmë nga presidenti i Rusise, Vladimir Putin, mbi paralelen që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Ukraines, përkatësisht dy rajoneve te saj të banuara me shumicë ruse, Donetsk dhe Luhansk. Sipas tij, nese Kosova ka pasur te drejte per shkeptuje nga Serbia, atëherë e njëjta gjë duhet te vleje edhe per ato dy rajone. Ky pretendim nuk është pranuar nga bashkesia ndërkombëtare sepse rasti i Kosovës konsiderohet sui generis.

Mirëpo, nje paralele te tille ne mes Kosoves dhe Ukraines po e perdor edhe Serbia, por se mbi premisa tjera, ne takime me shtete te ndryshme qe realisht jane mbështetese te Ukraines.

Beogradi eshte duke pohuar vazhdimisht se e mbeshtet integritetin dhe sovranitetin e Ukraines, duke e vene theksin se e njejti parim duhet te vleje edhe per te ne raport me Kosoven. Kete mesazh ne nje fare menyre e transmetoi edhe sot gjate vizites se pare pas 14 viteve ne shtetin e Estonise, ministri i Jashtem serb, Marko Gjuriç. Dhe me kete krahasim ndonese ne shikim te pare konfrom kerkesave perëndimore per ta mbeshtetur Ukrainën, na fakt Serbia po e vazhdon sulmin e “fshehur” dhe ne mënyrë implicite mbi shtetet perendimore, te cilat kane pasur rol vital ne pavarësimin e Kosoves duke i krahasuar ato me Rusine e Putinit. Sepse si te parat qe e kane dhunuar integritetin dhe sovranitetin e Serbise me rastin e çlirimit dhe pavaresimit te Kosovës, te njejten gje sot po e zbaton Kremlimi ne Ukrainë.

Mbase, rruga e vetme per t’ia mbyllur deren këtyre krahasimeve te paqena eshte qe Ukraina ta njoh shtetin e Kosoves.

Ndërkohë, ministri i Jashtem i Estonise, Margus Tsahkna pa para takimit me diplomatin serb, ne platformen e tij X kishte shkruar se, ” se ka mirëpritur M.Gjuriqin, duke theksuar se eshte e papranueshme per t’i shternguar duart me një kriminel lufte i cili po përpiqet ta minojë sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Si një vend kandidat per anëtarësim ne BE, Serbia duhet te përshtatet me politiken e përbashkët e jahtme dhe te sigurise, si dhe e mbeshtet dialogun ne mes Kosoves dhe Serbise drejt paqes. /TV Arbëria

Themes by WordPress