Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si po dëshmon Serbia që jeton ende me skemat e gjenocidit ndaj të tjerëve, me mohimin e Rezolutës për Srebrenicën?

Si po dëshmon Serbia që jeton ende me skemat e gjenocidit ndaj të tjerëve, me mohimin e Rezolutës për Srebrenicën?

Shkruan: Afrim Kasolli

Asambleja e Përgjithshme Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot pritet ta miratojë një rezolutë mbi gjenocidin në Srebrenicë. Ky dokument propozon për ta shpallur “11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Vikimtave të Gjenocidit në Srebrenicë, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e krimineleve të luftë” Ajo u propozua fillimisht nga Gjermania dhe Ruanda, por u mbështet edhe nga më shumë se tridhjetë shtete tjera.

Siç dihet, gjatë luftës në Bosnje në korrik të vitit 1995 forcat serbe, kishin vrarë mbi 8000 bura dhe djem myslimanë në këtë qytet, gjatë përpjekjeve për spastrim etnik në atë që sot quhet si Republika Srpska. Deri më tani ndër vendimet më të njohura gjyqësore në dënimin e kësaj ngjarje makabre, mbetet ai Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në vitin 2007, ku konstatohet se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por vetëm se ajo nuk ishte bërë asgjë për ta parandaluar këtë akt. Në këtë mënyrë shteti serb ia doli që të shpëtoi nga përgjegjësia për gjenocidin ndaj boshnjakëve. Ndonëse, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç, u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë. Në përgjithësi, gjykata dhe gjykatat në Ballkan kanë dënuar afër 50 zyrtarë serbë të Bosnjës të kohës së luftës me burgime të gjata.

Edhe rezoluta e paraqitur sot për miratim në OKB, sipas mediave ndërkombëtare, nuk e nënvizon askund përgjegjësinë e kombit apo shtetit serb, madje as Republikën Serbe në Bosnje si përgjegjëse e këtij gjenocidi.

Thjesht ajo duke u bazuar edhe në vendimet e mëhershme gjyqësore mëton ta memorizojë në nivel ndërkombëtar nderimin dhe përkujtimin ndaj viktimave të pafajshme ta asaj ngjarje . Pra qëllimi i saj themelor është edukimi i brezave të rinj për atë që ka ndodhur.

Mirëpo, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e shtetit serb, që në bashkëpunim me ata të shtetit rus, të angazhohen për ta penguar me çdo kusht kalimin e kësaj rezolute. Për më tepër, eksponentët kryesorë të regjimit aktual në Serbi ka kohë që kanë filluar një fushatë të paskrupullt dezinforimimi në shoqërinë serbe, duke e paraqitur këtë veprim si një tentim të shtetit gjerman për ta ekspozuar kombin serb si “komb gjenocidial”. Po ashtu, kultivimit të këtij manipulimi i ka kontribuar edhe fushata e mediave të lidhura me pushtetin e Vuciqit. Në këtë ndërmarrje politika ata kanë gjetur edhe mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe.

Por shtrohet pyetja pse po reagon në këtë mënyrë politika zyrtare e këtij shteti ndaj kësaj projekt rezolute, ku askund nuk përmendet as kombi dhe as shteti serb? Sipas, Sofia Todorvic kjo ka të bëjë edhe me luftën e brendshme për pushtet. Sepse duke e paraqitur këtë veprim si një konspiracion ndërkombëtar kundër kombit serb, ajo tenton ta homogjenizojë edhe më shumë shoqërinë serbe rreth pushtetit të tyre. Për klasën aktuale serbe me rëndësi është vetëm pushteti, qoftë edhe me çminim e shtrembërimit të fakteve historike dhe ri dhunimit të viktimave.

Mirëpo, pikërisht kjo mënyrë e reagimit, vetëm sa dëshmon që projektet gjenocidiale vazhdojnë të jenë ushqim ideologjik i fashizmit nacionalist në politikën dominuese serbe. Sepse mbrojtja e individëve të veçantë nën emrin kombit të përfshirë drejtpërdrejtë në ato akte gjenocidiale, në mënyrë të tërthortë po dëshmon edhe për përgjegjësinë kolektive shtetërore në prodhimin e gjenocidit ndaj tjerëve. Pamundësinë tyre për t’u çliruar e kaluara tyre kriminale.

Dhe për më shumë po tregon se ai shtet, siç kam thënë edhe herave tjera, vazhdon të jetë i zhytur në atë që Karl Jaspers, e kishte quajtur si “fajit kriminal, politik, moral dhe metafizik”./TVArbëria/

 

Powered by WordPress