Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si po braktiset Kurti nga aleatët për dinarin?

Si po braktiset Kurti nga aleatët për dinarin?

Ka qenë thuajse “sekret” publik që Gjermania ishte njëri nga vendet më mbështetëse të Albin Kurtit dhe përkrahëse për ardhjen e tij në pushtet. Këtë fakt madje e kishte konfirmuar në një sërë prononcimesh edhe ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, si një aktor i drejtërpërdrejt i ngjarjeve të asaj kohe.

Mirëpo, kohën e fundit këto raporte kanë filluar të pësojnë krisje gjithnjë e më tepër. Fillimisht për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e manastirit të Deçanit dhe së fundi lidhur me vendimin e BQK-së ndalimin e dinarit serb në territorin e Kosovës.

Kështu, Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, kishte deklaruar se nuk sheh që kandidatura e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës  mund të këtë sukses nëse nuk zgjidhet kjo çështje.

Kritik ndaj Kosovës u deklarua dje edhe i dërguari i qeverisë federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Sipas tij, është e pa pranueshme qasja e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar dialogun në Bruksel nën emrin e sovranitetit. Kjo shënon edhe njërën nga deklarimet e më të ashpra të përfaqësuesve të shtetit gjerman ndaj Qeverisë së Kosovës, që kur Albin Kurti është në pushtet. Këtë javë me ftesë të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u mbajt takimi i parë në mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për temën dinarit. Mirëpo për dallim nga raundet e tjera të dialogut, kësaj herë Kosovën e përfaqësoi Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili,

Ky tensionim i raporteve ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës për temën e dinarit vjen në një kohë kur po ashtu marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit kanë njohur një çarje serioze. Ndër të parët që kishte adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës ishte Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai kishte deklaruar se “Nëse ai [Kurti] nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”, thoshte O’Brien, derisa tregonte për mungesën e koordinimit për çështjen e dinarit.Për ta përforcuar këtë qëndrim në të njëjtin medium edhe i dërguarit Special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte deklaruar se veprimet e Kosovës nuk prodhojnë stabilitet rajonal.

Ky bashkim i Gjermanisë me SHBA-në kundër veprimeve të Kosovës sa i përket temës së dinarit tregon se tashmë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po e braktisin edhe ata që kishin qenë mbështetësit e tij kryesorë. Madje ato dëshmojnë se dhe shpresa e Kurtit se nëse e humb përkrahjen  e Uashingtonit mund të bazohet në mbështetjen e Berlinit, siç kishte ndodhur gjatë kohës së administratës Trump, kësaj here nuk mund të jetë efektive. Për më shumë në vend se të përfitojë nga kundërshtimet e këtyre qendrave të rëndësishme të politikës botërore, ai po braktiset nga të dyja.

/TV Arbëria

Powered by WordPress