Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > S’i përcaktojmë ne politikat e SHBA-së

S’i përcaktojmë ne politikat e SHBA-së

Shkruan: Agron Hoti- Kosova dhe shumë shtete si ne janë tepër të vogla për t’i ndikuar e aq më pak për t’i përcaktuar politikat e SHBA-së se me kë duhet të bashkëpunojë. Ne vetëm duhet t’i kryejmë detyrat, për të cilat i kemi thënë po SHBA-së. Kaq.

Se me kë SHBA bën e prish aleanca, s’është fare punë e jona, bile s’na pyet kush. Mjafton të kemi përcaktim perëndimor, të tjerat i bën SHBA, sepse e ka fuqinë për to. S’duhet të na brengosë fare fakti pse SHBA po e bën mike Serbinë nga armike që e kishte dje.

Neve duhet vetëm të na brengosë shumë fakti, se pse po largohemi nga SHBA, kur alamet shtete të Evropës dhe botës po garojnë se kush po afrohet më shumë me SHBA.

SHBA është Superfuqia e vetme në glob. Aleancat i prish e i ndërton varësisht prej interesave edhe atë pa e pyetur Kosovën apo shtete si Kosova.

Para Luftës së Dytë Botërore (L2B) SHBA kishte bërë aleancë me BRSS për ta mundur me sa më pak kosto Gjermaninë dhe Japoninë, kurse menjëherë pas L2B ishte bërë armike e BRSS-së. Para L2B ishte armike e Gjermanisë dhe Japonisë, i kishte nënshtruar që të dyja gjatë L2B dhe menjëherë pas L2B kishte bëri aleancë me to.

Gjatë Luftës së Ftohtë SHBA ishte armike e Vietnamit, mike e Kinës përballë BRSS-së, kurse sot është mike e Vietnamit e armike e Kinës, ishte armike e Koresë, por më pas mike e një pjese të saj (asaj jugore), ishte mike e Afganistanit më pas armike, ishte mike e Irakut më pas armike, ishte armike e Serbisë dje, kurse mike sot.

Prandaj, ne duhet shtrirë këmbët sa e kemi jorganin, përndryshe na kërcet cungu këmbëve dhe pastaj bëhemi aq grumbulluç sa mund të na duket jorgani tepër i madh.

/TV Arbëria

Themes by WordPress