Në Tel Aviv gjatë interceptimit të mbrëmshëm të raketave të lansuara nga Rripi i Gazës, ka dështuar sistemi i mbrojtjes kundërajrore Iron Dome.
Raketa e këtij sistemi në vend se të ngritej në ajër dhe të godiste raketat që lansoheshin nga Rripi i Gazës, ajo humbi fuqinë derisa po ngritej dhe ra në tokë.
Nuk raportohet për të plagosur si pasojë e këtij incidenti, ndërsa raketa Tamir ishte shkrepur derisa sistemet Iron Dome po kundërpërgjigjeshin ndaj breshërisë së raketave të lansuara nga Rripi i Gazës në Tel Aviv.