Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Si në CD-të e LABIA”/ Krahasimi interesant i Tashollit për sjelljen e qeverisë

“Si në CD-të e LABIA”/ Krahasimi interesant i Tashollit për sjelljen e qeverisë

Analisti Ismail Tasholli ka bërë një krahasim interesant të sjelljes së Qeverisë së Kosovës me atë si në kohë të CD të Labias.

Tasholli në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kryeministri Albin Kurti ka bërë dy ngatërresa, që asnjë lider nuk është dashtë t’i bëjë. Sipas tij, ato janë moralizimi i politikës dhe shndërrimi i sigurisë në çështje populiste.

“Zakonisht i ka bo dy ngatërresa që asnjë lider s’është dashtë me i bo, e ato janë moralizimi i politikës dhe shndërrimi i sigurisë në cështje populiste.

Asnjë lider me një ndërgjegje të normlashme, në raport me përgjegjësinë që i ka me qytetarët, nuk është dashtë me i prek këto susta që ky pushtet po i prek.

Sepse po shkakton patetitizim dhe folklorizim të kontestit dhe të diskursit. Na jem t’u ble CD, video kaseta të kohës së Labias dhe me qato gjuhë është t’u komuniku ky pushtet”, tha ai.