Vitamina K është e një rëndësie thelbësore për shëndetin e kockave dhe të zemrës.
Mungesa e saj në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.
Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë:
lehtësitë në nxirje të lëkurës,
rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve,
gjakderdhje të dendur menstruale,
gjakderdhje në sistemin tretës,
gjak në urinë
gjakderdhje të tepruar nga plagët, injeksionet apo plagët e operacioneve kirurgjikale.
Ata që rrezikohen të kenë mungesë të kësaj vitamine janë njerëzit që:
vuajnë nga kequshqyerja kronike,
varësia ndaj alkoolit
problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave.
Si Ndikon mungesa e vitaminës K tek të moshuarit?
Një studim i publikuar në qershor të këtij viti, të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegojnë se nivelet e ulëta të kësaj vitamine në trupat e njerëzve të moshës nga 54 në 76 vjec, rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Studimi mbuloi të dhënat e 4000 njerëzve të grumoshës së lartpërmendur (pa sëmundje specifike) për një periudhë kohore 13 vjecare.
Rezultatet treguan një lidhje të fortë mes niveleve të vitaminës K dhe sëmundjeve të zemrës.
Në fakt, njerëzit që kishin nivele të ulëta të kësaj vitamine ishin 19 përqind më të predispozuar të humbisnin jetën se ata që në organizëm kishin nivele të përshtatshme të saj.
Lidhja mes vdekjes së parakohshme dhe mungesës së vitaminës K vazhdon të mbetet e paqartë, ama shkencëtarët hamendësojnë se duke qenë se kjo vitaminë parandalon akumulimin e kalciumit në arterie, pengon rrjedhimisht qarkullimin e gjakut.
Studime të tjera thonë se mungesa e kësaj vitamine rrit rrezikun e osteoartritit që kontributon në vdekjen e parakohshme.
Burimet natyrale të Vitaminës K
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile.
Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e fermentuara të bulmetit si kosi dhe djathi./AgroWeb