Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru. Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë trupin.
Humbja e lëndës së bardhë korrespondon me shfaqjen e sëmundjeve mendore siç janë Parkinson, Alzheimer, skleroza e shumë të tjerë. Rrjedhimisht, mbipesha ka fuqinë të dëmtojë fort trurin. Ekspertët thonë se nivelet globale të mbipeshës janë në rritje. Sipas tyre, pasojat në shëndet të mbipeshës janë shumë serioze.
Të dhënat e studimit për mbipeshën
Studiuesit mblodhën të dhënat për 473 pjesëmarrësish në studim. Pjesëmarrësit kishin pesha të ndryshme trupore. Më pas ata u ndanë në grupe në varësi të peshës. Duke analizuar treguesit e lëndës së bardhë, studiuesit kuptuan se njerëzit që janë mbipeshë kanë sasi të pakëta të kësaj lënde.
Sipas tyre, sasia e lëndës së bardhë në trurin e një personi mbipeshë është e barabartë me atë të një personi 10 vjet më të vjetër.
Mbipesha dhe inteligjenca
Sipas të dhënave, truri është i brishtë kur njeriu është i rritur por mbipesha nuk ka asnjë ndikim në zgjuarsinë e njeriut apo në funksionet mendore. Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse lënda e bardhë mund të rimëkëmbët plotësisht pas rënies së peshës, por ky zbulim hedh dritë mbi një çështje shumë të diskutueshme.
Nga ana tjetër, studimet thonë se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm kundër mbipeshës.
Çdo lloj aktiviteti fizik ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor.
Disa studime kanë arritur në konkluzionin se aktiviteti fizik i çdo lloji ka një rol përcaktues në jetëgjatësinë e njeriu.