Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë?

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë?

Përgatiti: Afrim Kasolli

Takimi i paralajmëruar ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaska të SHBA-ve, me qëllim sigurimin e një armëpushimi për luftën në Ukrainë, është duke u pritur me shumë dilema dhe pasiguri të mëdha.

Fillimisht është krijuar përshtypja se ky aranzhmnan është në favor të presidentit Putin, pasi i njëjti më në fund po arin ta rikthejë vetën në teatrin e madh të diplomacisë perëndimore, pas një izolimi të gjatë. Madje duke e përjashtuar si BE-në ashtu edhe vetë Ukrainën nga kjo tavolinë, çfarë ka qenë edhe synimi i tij. E duke i kontribuar imazhit se ai është njëri nga të barabartët së bashku me presidentin Trump dhe liderin kinez Xi Jinping, ku kjo treshe tash e tutje do të vendosin për fatet e botës në pajtim me interesat e tyre gjeopolitike.

Sidoqoftë, përtej zhvillimeve imediate që mund të ndodhin nga ky event, sipas mediumit CNN ekzistojnë pesë mënyra se si do të përfundonte kjo luftë.

E para Putini e praron një armëpushim të pakushtëzuar. Skenar ky që ka pak gjasa të ndodh, sidomos kur marrim parasysh faktin se aktualisht ushtria ruse ka shënuar fitore territoriale në këtë kohë.

Me këtë rast, as kërcënimet e fundit me sanksione dytësore si ndaj Kinës dhe Indisë si dy nga importuesit kryesor të energjisë ruse, nuk duket që do të kenë efekt, të paktën deri në muajin tetor ngase Putini do të synojë që të korr sa më shumë përfitime territoriale.

E dyta bisedimet mund të çojnë në një armëpushim për bisedime të mëvonshme, që do të vulosin përfitimet territoriale të Rusisë, duke ngrirë vijat e frontit si në kuptimin ushtarak, ashtu edhe në atë literal.

Si mundësi e tretë është përmendur që ushtria ukrainase të jetë në gjendje t’i bëjë ballë sulmeve ruse. Por kjo nuk mund të bëhet pa ndihmën ushtarake dhe financiare amerikane dhe evropiane. Kështu nëse Putini bindet që aventura  e tij në Ukrainë nuk mund të ketë rezultate të mëtutjeshme do të detyrohet të kërkojë negociata të njëmendta, e jo vetëm t’i improvizojë ato sa për të bletë kohë.

Balanca aktuale e forcave në terren mund të përkeqësohet edhe më shumë nga thellimi i çarjeve transatlantike. Sipas këtij opsioni përmirësimi eventual i marrëdhënieve SHBA–Rusi, por që e lë Ukrainën të përballet e vetme me situatën, do të ishte fatal si për Kievin, BE-në, dhe NATO-në.  Siguria e Kievit rrezikohet në ekstrem.  Forcat e Putinit përparojnë. Fuqitë evropiane vlerësojnë se është më mirë të luftojnë Rusinë në Ukrainë sesa më vonë brenda territorit real të Bashkimit Evropian, ndonëse edhe ato janë të vetëdijshme se ky mision pa mbështetjen amerikane mbetet me pasoja të paparashikueshme.  Putini vazhdon përpara. NATO dështon të japë një përgjigje të bashkuar. Ky është makthi i Evropës – por njëkohësisht fundi i një Ukraine sovrane.

Dhe e mundësia e fundit, që do të rezultonte në fundin e kësaj lufte, do të ishte një katastrofë për Putinin: një përsëritje e përvojës sovjetike në Afganistan. Rusia mund të bëjë gabime të mëdha duke shpenzuar mijëra jetë ushtarësh në javë për përfitime relativisht të vogla, dhe duke parë sanksionet të dëmtojnë aleancën e saj me Kinën dhe të reduktojnë të ardhurat nga India. Rezervat financiare të fondit sovran të pasurisë së Moskës mund të pakësohen, dhe të ardhurat të bien. Pakënaqësia brenda elitës së Moskës mund të rritet për shkak se Kremlini ka injoruar mundësitë diplomatike në këtë luftë të zgjedhur, duke preferuar këmbënguljen ushtarake dhe një konflikt të paqëndrueshëm përmes përfaqësuesve me NATO-n.

Putini duket i fortë në sipërfaqe, derisa shfaqet i dobësia e tij..Kjo ka ndodhur më parë si me Rusinë sovjetike ekspansioniste, ashtu edhe me Putinin. Problemi me këtë skenar është se mbetet shpresa më e madhe e strategëve perëndimorë, të cilët nuk mund të pranojnë një përfshirje të plotë të NATO-s në luftë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë, ashtu si nuk mund të besojnë në aftësinë e Kievit për të shtyrë Moskën prapa ushtarakisht.