Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Si mund te kuptimësohet plotësisht Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën?

Si mund te kuptimësohet plotësisht Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën?

Shkruan Afrim Kasolli

Para pak çasteve Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Kjo rezoluta, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota për. Kundër saj votuan 19 shtete dhe 68 vende abstenuan.

Siç dihet në vitin 1995 forcat serbe patën vrarë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë gjatë fushatës së tyre të spastrimit etnik në këtë rajon të Bosnjës Lindore.

Kjo rezolutë, duke u bazuar edhe në vendimet e mëhershme gjyqësore mëton ta memorizojë në nivel ndërkombëtar nderimin dhe përkujtimin ndaj viktimave të pafajshme ta asaj ngjarje . Pra qëllimi i saj themelor është edukimi i brezave të rinj për atë që ka ndodhur. Thjesht, me anë të saj synohet të “dënohet çdo mohimi i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprimet që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Natryisht, që një akt i tillë ka rëndësi për memorien historike.

Mirëpo, që kjo rezolutë të kuptimësohet plotësisht, duhet të çmontohet edhe Republika Srpska si entitet politik dhe territorial.

Sepse tashmë është e qartë që ky entitet është krijuar pikërisht nga kjo praktikë gjenocidiale.

Pra si dënimi i autorëve të këtij krimi, sikur se udhëheqësit politik te serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës Radovan Karaxhiç dhe komandantit ushtarak, Ratko Mlladiç, nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë, dhe miratimi i rezolutës së sotme janë të pa plota deri sa ta ruhet dhe funksionon ende Republika Srpska si krijim i tyre. /TV Arbëria

Themes by WordPress