Sonte i ftuar në Pressing është ministri i Bujqësisë Faton Peci, me të cilin diskutimin e nisi gazetari Parim Olluri, lidhur me votimin e Vjosa Osmanit si presidente e vendit.
“Kush e ka bind Radojçiqin që mi leju këta dy (Hodza e Gashin) me votu Vjosa Osmanin”, ishte pyetja e Ollurit.
“Është interesant me pa një tendencë, edhe çështjen e komunikimit me Listën Srpska po edhe për tema tjera që lidhen me korrupsion ose diçka, shumica e opozitës aktuale sot vetëm po tentojnë me thanë edhe kjo qeveri është e korruptuar si na, edhe kjo ka negociu me Listën Srpska si na”, tha ministri Peci në Pressing.
“Faktet po tregojnë që ju i keni lutë njerëzit e Listës Serbe e aq më keq Radojçiqin e famshëm për kriminalitet e terrorizëm dhe kjo dëshmon njëfarë varësie prej Listës Serbe…”, tha Olluri në Pressing.
“Pse ky faktorizim i Radojçiqit?”, ia ktheu Peci – Ollurit.