Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si ishte gjendja e Mentor Palokajt herën e fundit kur u takuan, flet shoku i tij për TV Arbëria

Si ishte gjendja e Mentor Palokajt herën e fundit kur u takuan, flet shoku i tij për TV Arbëria

Mentor Palokaj i njohur me nofkën e tij (TEE) ose si vëllau i reperit shqiptarë i njohur si Unikatili, vdiç diten qe lamë pas (02.03.2025).

Njëri ndër shokët e tij, në një prononcim për TV Arbëria, tha se herën e fundit kur është takuar me të ka qenë para dy jave.

Ai tha se herën e fundit në takim me të e ka lënë shumë të hareshëm.

“Para dy jave jam taku me të, i hareshem si gjithmonë”. Shoku i tij i cili nuk deshti të prononcohej me emër, shtoi se nuk ka dijeni se si ka ndodhur rasti dhe se janë në pritje të raportit të policisë.

Ndryshe sot, Policia e Kosovës  në raportin 24-orësh njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe substanca narkotike.

Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhej në raport./TVARBËRIA./