Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar disa deklarata të opozitës, që sipas tij kanë ndryshuar para zgjedhjeve, shkruan TV Arbëria.
Kasolli ka bërë një analizë të deklaratatve të Lumir Abdixhikut nga LDK-ja, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, analisti thekson se kreu i LDK-së para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, është zotuar se do t’i anulojë detyrimet nga qeverisja e Albin Kurtit në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, ndërsa potencon se në të kaluarën Abdixhiku nuk deklarohej kështu.
“Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet parlamentare aq me “radikale” po tregohen edhe partitë opozitare. Shembull mund te merret zotimi i tyre se nëse nesër vijnë në pushtet do t’i anulojnë detyrimet që i ka marr Kosova në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit në procesin e negociatave me Serbinë në Bruksel dhe në Ohër, me theks te veçantë atë për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe. Ngase ky entitet sipas tyre paraqet autonomi.
Këtë cilësim të Asociacionit ato ia kishin bërë edhe më herët. Mirëpo, dallimi është se nuk premtonin se do ta rrëzonin.
Madje më kujtohet si sot që kohë më parë vete kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Presing, kishte deklaruar se “këto marrëveshje janë shndërruar në obligime për Kosovën, për këdo që vjen në pushtet. Ky është fakt. Nuk mund të kontestohet, dhe është shndërruar në kriter për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian””, ka shkruar Kasolli.
Tutje Kasolli komenton edhe për qëndrimet e PDK-së dhe AAK-së.
“Kete linjë pak a shumë e mbronte e mbronte kohë më parë edhe një deputete e PDK-se në një debat në Dukagjin. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga fillimi i kishte dhënë përkrahje planit franko-gjerman, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si Marrëveshjes bazike të Brukselit ashtu edhe aneksit te zbatimit te saj”, ka shkruar analisti.
Kasolli potencon se është e drejtë e partive që t’i ndryshojnë mendimet pak para zgjedhjeve, por ai thotë se opozita ka pasur mundësi ta bëjë këtë edhe më parë.
“Është e drejtë e tyre që të ndryshojnë mendje pak para zgjedhjeve. Por problemi është secila prej tyre kanë pasur shansa që ta bëjnë një gjë të tillë në rrethana shumë më të favorshme për vete dhe për Kosovën. Bie fjala, pas sulmit 24 shtatorit, kur Republika e Serbisë i kishte shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e sipërcekura, me theks te veçantë, atë pjesë ku te dy vendeve u kerkohet që të kufizohen nga përdorimi i dhunës dhe të përcaktohen për zgjidhje paqësore të problemeve ndërmjet tye, këto parti e patën shansin që ta poziciojnojne vetën me një qëndrim tjetër alternativ. Por ato u rreshtuan me Qeverinë e Kosovës në seancën e 28 shtatorit, duke mos e shtruar asnjë opsion tjetër, me arsyetimin se uniteti per shtetin duhet të jetë mbi pushtetin. Dhe ishte kohë kjo, kur për shkak të këtij aksioni Serbia u godit ndërkombëtarisht”, ka shkruar Kasolli. /TV Arbëria/