Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Si Hitleri” Kasolli për fjalimin e Kurtit në Pejë: Po e vazhdon avazin e tij ndaj rivalëve politike me synim zhveshjen e tyre nga dinjiteti human

“Si Hitleri” Kasolli për fjalimin e Kurtit në Pejë: Po e vazhdon avazin e tij ndaj rivalëve politike me synim zhveshjen e tyre nga dinjiteti human

Analisti politik Afrim Kasolli përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministri Albin Kurti, në tubimin e djeshëm në Pejë.

Kurti e ka krahasuar me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjatë fjalës së tij në tubim.

Për këtë Kasolli ka thënë se Kurti po e vazhdon avazin e tij te njohur ndaj rivalëve politike me synim zhveshjen e tyre nga dinjiteti human.

“Gjatë tubimit te sotem ne Peje, kryeministri Kurti e paska vazhduar avazin e tij te njohur ndaj rivalëve politike me synim zhveshjen e tyre nga dinjiteti human. Thjesht animalizmin e tyre. Sonte ai e paska krahuar LDK-ne me miza, të cilat pret që populli t’i heq qafe”, ka shkruar Kasolli.

Tutje analisti Kurtin e krahason edhe me Hitlerin.

“Në fund të fundit, as Hitleri nuk kishte mundur ta fillonte procesin e vrasjes masive të komunitetit hebre, pa dehumanizimin fillestar të tyre. Vrasjen morale dhe degradimin juridik si subspecie njerëzore”, ka shkruar Kasolli.

Shkrimi i plotë:

Gjatë tubimit te sotem ne Peje, kryeministri Kurti e paska vazhduar avazin e tij te njohur ndaj rivalëve politike me synim zhveshjen e tyre nga dinjiteti human. Thjesht animalizmin e tyre. Sonte ai e paska krahuar LDK-ne me miza, të cilat pret që populli t’i heq qafe.

Kam shkruar edhe në të kaluarën, mbi rreziqet që i imponon kjo logjikë. Sepse ajo, derivon kryesisht nga universi totalitar. Në fund të fundit, as Hitleri nuk kishte mundur ta fillonte procesin e vrasjes masive të komunitetit hebre, pa dehumanizimin fillestar të tyre. Vrasjen morale dhe degradimin juridik si subspecie njerëzore.

Krijesa që e kanë paralizuar trupin biologjik të kombit gjerman. Prandaj, përndjekja dhe eliminimi i tyre nuk është asgjë tjetër, pos një hallkë e domosdoshme në restaurimin e shëndetësor të organizmit të infektuar. Në këtë linjë po ashtu ishte ndërtuar edhe arsyetimi komunist, kundër pronarëve te mjeteve të prodhimit, të cilit për shekuj ia kishin thithur gjakun klasës punëtore, duke u ushqyer për vete me mundin e tyre. Tashmë ligjet biologjike dhe historike e kishin shpallur verdiktin final të racës dhe klasës së destinuar për zhdukje.

Mirëpo, sic duket, kryeministri është në krizë, sepse e ka kuptuar që qytetarët e Kosovës me nuk do të bien pre e ketyre narracionave “bio-politike” mbi premisa raciste.

/TV Arbëria