Një studim i ri i publikuar nga PLOS ONE hedh dritë mbi standardet e trupit në kulturën kineze dhe presionin që mediat sociale perëndimore i japin grave në lidhje me imazhin e trupit.

Studimi, i publikuar më 31 korrik 2024, ka zbuluar se gratë kineze dhe ato të bardha perëndimore idealizojnë trupat e hollë në mënyrë shumë më të theksuar se gratë nigereze të zeza.

Studimi shqyrtoi ndjenjat pozitive të grave për trupin e tyre dhe tregoi se gratë kineze ndiejnë presion për pamjen e tyre nga anëtarët e familjes, ndërsa gratë e bardha perëndimore ndiejnë këtë presion nga mediat sociale. Megjithëse studimi nuk shqyrton specifikisht gratë kinezo-amerikane, rezultatet sugjerojnë se presionet mund të jenë të dyfishta për këtë grup, shkruan NBC News.

Louise Hanson, një nga autorët e studimit, tha se gratë kineze ndiejnë presion më të madh nga anëtarët e familjes dhe miqtë për shkak të zakonit të ngrënies së bashku në familjet lindore, çka mund të ndikojë në nivelin e vlerësimit të trupit.

Scarlett Hao, një influencuese e modës për trupat plus-size nga Kina, që u trasferua në SHBA si adoleshente, tregoi se presioni nga familja dhe mësuesit e saj e kishte çuar në dietë të rreptë dhe në probleme me imazhin e trupit. Ajo tha se standardet e bukurisë kineze nuk kanë ndryshuar dhe se njerëzit vazhdojnë të gjykojnë sipas standardeve të vjetra.

Studimi sugjeron se vlera kulturore e hollësisë është intergjeneracionale në kulturën kineze, ku gratë kineze raportojnë se idealizimi i hollësisë ndodh gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa për gratë e bardha perëndimore kjo ideale është zvogëluar me kalimin e moshës./Gazeta Shneta/