Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si e uruan Edi Rama dhe Albin Kurti dje Talat Xhaferin?

Si e uruan Edi Rama dhe Albin Kurti dje Talat Xhaferin?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai Kosovës u dalluan dje edhe për gjuhën krejt të ndryshme që përdoren për ta uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Për të parin e Qeverisë së shtetit shqiptar ndër më meritoret për këtë datë historike mbetet Ali Ahmenti, lideri i Bashkimit për Integrim Demokratik, parti nga edhe vjen ish-krye kuvendari i parlamentit të shtetit fqinji dhe kryeministri aktual.

Sipas Edi Ramës ajo çka “ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!” Në fund kryeministri i Shqipërisë, në platformën personale X, urimin e tij e ka përmbyllur me një sentencë nga një politikan, sipas të cilit “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”. X.

 Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dikur në orët e vona të ditës së djeshme në një “gjuhë të zbehtë” në urimin e tij zgjedhjen e Talat Xhaferit e vlerëson vetëm në terma tonik, dhe pa asnjë peshë dhe domethënie historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Liderin e BDI-së nuk e përmend fare. Dhe shpreson se me Xhaferin do ta ketë të njëjtin bashkëpunim sikur si me paraardhësin e tij, z. Kovaçevskin e të cilin e ka përgëzuar për vlerat që ka reflektuar gjatë drejtimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme këshilltari i kryeministrit Kurti nga ky shtet, pat deklaruar se Talat Xhaferi nuk ka bërë asnjë veprim që do ta kualifikonte atë si “shqiptar autentik”.

Ky paradoks nuk është i rastësishëm. Sepse Albin Kurti si në zgjedhjet presidenciale para katër viteve, ashtu edhe në këto që do mbahen në muajin maj, ka shprehur interes që të intervenojë në proceset e brendshme zgjedhore në Maqedoni të Veriut, nën emrin e avancimit të drejtave historike dhe kombëtare të shqiptarëve.

Prandaj ai tenton ta zhvleftësojë këtë ngjarje historike për shqiptarët. Për të Xhaferi dhe Kovaçevski nuk paraqesin asnjë dallim. Kurse ndryshimet e njëmendta mund të ndodhin vetëm nëse proceset politike që zhvillohen në atë vend janë nën mentorimin e tij ideologjik dhe politik, sipas skemave Lëvizjes panshqiptare.

Ndërkaq, Edi Rama konsideron se këto ndryshime historike mund të ndodhin vetëm kur forcat politike shqiptare në Maqedoni të Veriut janë bartëse të këtij procesi dhe pa intervenime nga një qendër e jashtme e nacionalizmit shqiptar. Ashtu siç kanë ndodhur deri me tani. Por që kuptohet duhet të avancohen edhe më tej.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress