Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si e refuzoi elektorati i Vetëvendosjes narracionin e saj për sukseset në veri?

Si e refuzoi elektorati i Vetëvendosjes narracionin e saj për sukseset në veri?

Shkruan: Afrim Kasolli

Jo vetëm gjatë fushatës elektorale, por edhe me herët, njëri nga pretendimet kryesore të partisë në pushtet, ishte narracioni i saj mbi sukseset në shtrirjen e sovranitetit dhe sundimit të ligjit edhe në pjesën veriore të vendit. Spotet gati me fyrmë militare politike, duke e glorifikuar heroizmin e rreshterit policor Afrim Bunjkau, i cili ra në krye të detyrës në konfrontim me grupet paramilitare nga Serbia, të udhëhequra nga “zemlaku” i Shefes së Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Mimoza Kusari-Lila, i sanksionuar në atë kohë nga Departament Amerikan i Shtetit, për krim dhe korrupsion, si dhe i dënuar së voni për akte terroriste mbi integritetin territorial të Kosovës nga Prokuroria Speciale, Milan Radoiçiqi, mëtonin ta vizualizonin këtë rrëfim.

Qe nga ekskursionet turisitiko-politike në Liqenin e Ujmanit, (eksperimentit të dështuar për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve) e deri të slogani i fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit “Cep me Cep”, nuk ishin asgjë tjetër, pos shprehje e këtij pretendimi politik. Pra se me Lëvizjen Vetëvendosje Kosova po bëhej një dhe e pandarë. Ndërkohë, pavërisht faktit se kjo qasje e kishte armiqësuar jo pak shtetin e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, megjithatë sipas partisë ne pushtet, ky tjetërsim aktual i raporteve ishte një e keqe e domosdoshme drejt një riuniteti të plotë.

Dhe në qendër të kësaj fushate për çlirimin e veriut pa dyshim se qëndronte ministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës, Xhelal Svecla. Mirëpo nëse analizohen me vëmendje votat që kanë siguruar kandidatët në listën për deputet të këtij subjekti politik, shihet qartë se ky përdorim elektoral i veriut nuk ka gjetur shtrat as te votuesit e këtij subjekti.

Kështu, në bazë të rezultateve që janë bëri deri më tani publike, më shume vota ka fituar ministri i Bujqësisë, Faton Peci (94.531) apo ai i Financave, Hekuran Murati, (94.531), se sa vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla (85.632) dhe ai Mbrojtjes, Ejup Maqedonci (46 194). Pra si është e mundur, që një ministër nga një parti fantome si Lista Guxo, apo një tjetër që është rishtar në Lëvizjen Vetëvendosje, të ketë më shumë përkrahje popullore nga ky subjekt ,se heroi më i ri politik i veriut, ministri Svecla dhe një ministër me sfond edhe nga lufta e UCK-së, si ministri Maqedonci.

Ky paradoks mund të ketë dy shpjegime të mundshme. Ose mbështetësit e Vetëvendosjes, shumë më shumë janë të kënaqur me politikat bujqësore,(përkundër aferave të fundit për klientelizim korruptiv) apo subvencionet e ndara nga ministria e Financave dhe rritjen minore të pensioneve e pagave, se sa me shtrirjen e sovranitetit në veri. Apo edhe elektorati i kësaj partie e ka marr shumë seriozisht, konstatimin e kry parlamentarit Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë, kur kishte deklaruar se
shumë nga veprimet në veri nuk janë meritë e Xhelalit, por zbatim i instruksioneve të Albin Kurtit. Prandaj, i pari nuk kishte asnjë rol tjetër politik, pos te ishte instrument i të dytit. Çfarë ndikoi që të jetë një figurë edhe më pak e pëlqyer se ministrat tjerë të sipër cekur. /TV Arbëria