Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si e pranoi Albin Kurti se Marrëveshja e Brukselit nuk ka të bëjë me njohje të Kosovës nga Serbia ?

Si e pranoi Albin Kurti se Marrëveshja e Brukselit nuk ka të bëjë me njohje të Kosovës nga Serbia ?

Shkruan: Afrim Kasolli

Për një kohë të gjatë kryeministri Albin Kurti kishte insistuar se Marrëveshja bazë e Brukselit si dhe Aneksi i Zbatimit të Ohrit kishin të bënin me njohjen e Kosovës nga Serbia. Kuptohet kjo njohje ishte sipas tij de facto. Prandaj ajo ishte Marrëveshja me e mire e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, ndërmjetësuesi zyrtar i këtij ketij dakordimi të nesërmen e pajtimit të palëve për këtë Marrëveshje kishte deklaruar se ajo nuk kishte të bënte me njohje, por vetëm me normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por befas gjatë një interviste në Kanal 10, Albin Kurti e pranoi se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me njohje. Ai deklaroi se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit nuk janë të shkëlqyeshera, por ato paraqesin një bazë të mirë për të ardhmen. Ky konstatim më shumë se asgjë tjeter, tregon hapur se jemi larg qellimit final të dialogut dhe se nuk dihet kur do të përfundojë ky proces. Po ashtu as edhe sa kompromise te reja do te duhen te bëhen nga Kosova në te ardhmen deri ne finalizimin e dialogut. Ajo qe dihet tashmë ka të bëjë me faktin se negociatat ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë duke e pasur per bazë këtë marrëveshje.