Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si e ndihmoi Albin Kurti demokracinë në Kosovë nëpërmjet negociatave për Presidentin?

Si e ndihmoi Albin Kurti demokracinë në Kosovë nëpërmjet negociatave për Presidentin?

Shkruan: Afrim Kasolli

“Dekonspirimi” i bisedave ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesit e PDK-se dhe LDK-se me motiv zgjedhjen e Presidentit/es së shtetit nxori në pah një fakt të pamohueshëm. Se te dy këto parti politike janë tunduar nga lakmia për marrëveshje dhe bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës një synim të tillë e kishte bërë të ditur pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në emisionin Rubikon që transmetohet në Klan Kosova, Bedri Hamza pat deklaruar se ai është i gatshëm për bashkëbisedim me Albin Kurtin për tri insitucionet kryesore në vend, atë të Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë si dhe Presidentit. Pra për një ndarje në pako të pushtetit.

Ndërkohë, tashmë u bë e ditur se edhe Lumir Abdixhiku së bashku me Kryeministrin Kurti kanë diskutuar edhe për ndarje të posteve ministrore.

 

Në këtë kontekst, fakti se sot nuk kemi një ndarje të pushtetit ndërmjet këtyre partive politike nuk ka të bëjë me përcaktimin e partive opozitare për rezistencë parimore ndaj pushtetit, por sepse Kurti nuk i plotësojë pritjet e tyre politike. Kërkesat e PDK-se i shperfilli që në fillim, kurse ato të LDK-se ne fund të procesit.

Arsyet pse Albin Kurti nuk i mori ato në konsideratë mund të jenë të ndryshme. Mirëpo, nuk përjashtohet skenari që Kurtit në gjendjen çfarë janë keto subjekte më shumë i duhen si opozite formale ndaj tij sesa si pjesë pushtetit, sepse ne këtë mënyrë kalkulon se mund ta vonojë për një kohë të gjatë konsolidimin e opozitës reale dhe te vërtete ndaj pushtetit që ai e përfaqëson.

Kështu, fillimisht me joshjen dhe me pastaj shperfilljen ndaj tyre, Albin Kurti i ka bërë një shërbim afatgjatë demokracisë në Kosovë. Sepse ai ka treguar para qytetarëve të Kosovës se subjektet e sotme opozitare parlamentare janë vetëm dekor i demokracisë. Dhe se kushdo qe është i interesuar për opozitarizem të njëmend ndaj pushtetit të Albin Kurtit këto qëllime nuk mund t’i kanalizoje nëpërjmet opozitës formale të Lëvizjes Vetevendosje.