Shkruan: Afrim Kasolli
Nuk ka me shumë se dy vite kur mediat patën raportuar se Presidentja Vjosa Osmani kishte qene pjesëmarrëse në një takim të organizuar nga Emisari special i presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dhe befasisht e para e shtetit atëbotë atë takim nuk e pat bërë publik atë ngjarje. Kur doli në para ne pah pjesëmarrja e Presidentes Osmani në atë event këshilltari i saj për media Bekim Kupina kishte reaguar duke thënë “se ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane. Ajo ishte pjese forumit ‘US-Western Balkans Roundtable’, e bere nga tre përfaqësues të administratës amerikane: z. Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM”,?.
Megjithatë, çka e kishte inhibuar kryetarin e shtetit të tregonte në platformat e saj seciale se ishte pjesë e atij takimi. Nga i erdhi ajo Nga kush pati frikë për të ndarë detaje nga kjo ngjarje, ashtu siç e ka bërë me takimet tjera që ka pasur në SHBA? A ishte shqetësimi nga sentimentet negative të opinionit pasi në atë tryezë ishte edhe kryediplomati serb Marko Gjuriqi? Apo nga Albin Kurti se pse ka guxuar të takohet me Richard Grenllin, qoftë edhe në prani të liderëve tjere rajonal.
Sipas të gjitha gjasave ,m më shume ka gjasa te kete qenë reale pandehma dytë. Sepse sikur të ishte e para, e Presidentja Osmani do të kishte vepruar njëllojtë edhe sa i përket “takimit tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor”, pjesë e të cilit ishte po ashtu Marko Gjuriq.
Në këtë kontekst, ai zhvillim mbase flet më mirë se asgjë tjetër, për ankthin e kahershëm politik të Presidentes Vjosa Osmani, se çdo ekspozim i tepruar me zyrtarë të administratës amerikane, veçanërisht të Donald Trump-it, mund ta zemëroje Albin Kurtin dhe t’i kushtojë me karrierë presidenciale.