Shkruan Afrim Kasolli
Nesër pritet që të jetë një ditë e rëndesishme në Hagë. Para Gjykatës Speciale do ta fillojë dëshminë e tij ish-zyrtari i lartë i administratës amerikane, James Rubin. Ai në një intervistë për mediumin Evropa e Lirë, në mënyrë lakonike ka deklaruar se “historia nuk mund të rishkruhet”.
Me emrin e këtij diplomati “karizmatik” lidhen vitet me te rëndësishme te historise se Kosoves. Deshmia e tij pritet te hedh drite edhe nje here ndërkombëtarisht mbi te vërtetën e luftes se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kunder sajesave propagandistike te sherbimeve sekrete serbe dhe ruse, qe kanë metuar t’i demonizojnë në vazhdimësi drejtuesit e luftes çlirimtare.
Gjatë Konferencës ne Rambuje, ai u be thujase një lloj “këshilltari” i delegacionit te Kosovës. Edhe pas clirimit James Rubim do te ishte njëri nga figurat ikonike ndërkombëtare i përfshirë ne procesin e tranformimeve te brendshme. Afërsia dhe miqesia e tij me udhëheqësit e luftes, veçanërisht me Hashim Thacin, verehej qarte.
Por në vitin 2013, ai po ashtu pat shkaktuar bujë me nje deklaratë e tij, kur pat pohuar se “krahu i luftës duhet ta kuptojë se është mirë që të largohen nga pushteti sa janë ende popullorë dhe të mos presin derisa të bëhet vonë” . Gjate nje vizite ne Prishtine, ne nje prononcim për gazeten Zeri, James Rubin, ishte shprehur se “njerëzit, të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj, e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”.
Ne histori thuajse nuk ekziston hapesire per pandehmat hipotetike nese(if). Sepse ajo qe ka ndodhur zakonisht ka karakter të pakthyeshëm. Por megjithatë është e pamundur të shmangen pyetje të natyrës, se cfarë rrjedhe do te kishte politika ne Kosovë sikur të ishin dëgjuar deri në fund këshillat politike të James Rubin? /TVArbëria