Ish-luftëtari Uran Shushku, në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në TV Arbëria, ka folur për betejën e Koshares.
Ai, nën emocione, ka treguar më shumë detaje rreth komandantit Agim Ramadani, duke thënë se humbja e tij është një humbje e madhe për Kosovën.
“Karakteri i njeriut njihet shumë mirë në luftime – janë rrethanat ato që e shpalosin menjëherë karakterin.
Humbje e madhe është për Kosovën ta humbësh një njeri si ai,” ka thënë ai.