Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shukri Buja ftohet nga Specialja në Hagë

Shukri Buja ftohet nga Specialja në Hagë

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të paraqitet në Hagë.

Buja ndonëse nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie ka shkuar atje, ai ka thënë se UÇK ishte e shenjtë dhe falë tyre dhe SHBA Kosova gëzon lirinë, shkruan Insajderi.

“Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshiren time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë. UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot”, ka shkruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

“Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarsinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve”, përfundon postimi i tij.