Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, është dëshmitar i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Buja në Hagë është paraqitur me avokatin Taulant Hodaj.
Më 20 tetor, Buja kishte njoftuar se ishte ftuar “pa dëshirën” e tij në Speciale.