Zjarrfikësit e Prishtinës me katër automjete kanë arritur ta shuajnë zjarrin që përfshiu një pjesë të katit të dytë të shtëpisë së pleqve që janë pa përkujdesje familjare në Prishtinë.
Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se në gjithë këtë situatë, fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Aty është parë edhe një autoambulancë e cila tanimë është larguar.
Policia nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin deri më tani.