Roger Corman, regjisori i një serie filmash të njohur duke përfshirë ”Little Shop of Horrors” të viteve 1960, ka vdekur në moshën 98-vjeçare, shkruan BBC.
Familja e tij i tha revistës së industrisë ”Variety” se ”ai vdiq në shtëpinë e tij në Santa Monica, Kaliforni”.
Jack Nicholson dhe Robert De Niro janë ndër aktorët që ai ndihmoi në rritje profesionale.
Regjisorët James Cameron dhe Martin Scorsese kanë qenë ndër të parët që kanë marrë pjesë në filmat e tij.
Shumë nga filmat e tij u bënë të famshëm dhe ai u bë i famshëm për shpejtësinë me të cilën punonte duke bërë shpesh dy filma në të njëjtin vend në të njëjtën kohë dhe kjo për të kursyer para.
Roger Corman u lind në Detroit më 5 prill 1926. Babai i tij, William, ishte një inxhinier dhe ai synonte të ndiqte gjurmët e tij.