Ka frikë se dhjetëra njerëz kanë vdekur nga shtypja në një turmë në festivalin “Kumbh Mela” në Indi, kanë thënë zyrtarët lokalë në vendin e ngjarjes, pasi shumë njerëz shkuan për t’u larë në njërin nga vendet më të shenjta për hindusët.
Njerëzit u shtypën në orët e hershme të së mërkurës, pasi dhjetëra miliona u grumbulluan për t’u zhytur në ujin ku bashkohen lumenjtë Gang dhe Yamuna, raporton gazeta “The Guardian”.
Sipas rrëfimeve të pjesëmarrësve, njëra nga shtypjet më të rënda ndodhi, pasi një grumbull njerëzish u lëshuan në lumë për t’u larë, përderisa të tjerët ishin duke fjetur në dysheme përreth bregut të lumit që ishte mbushur me njerëz.
Përderisa turma u shtua në shumë drejtime, njerëzit filluan që të përpiqeshin t’i hapnin rrugë vetes dhe shumë prej tyre nisën të rrëzoheshin në dysheme, duke i kaluar pengesat e duke e shkelur njëri-tjetrin. Raportohet se një shtypje tjetër ndodhi afër njërës prej hyrjeve.
Si rezultat, shumë trupa u panë të shtrirë në dysheme përreth bregut të lumit. Deri të mërkurën në mëngjes, ende nuk kishte konfirmim zyrtar nga policia ose qeveritarët lokalë për numrin zyrtarë të viktimave.
Sidoqoftë, televizioni BBC raporton për të paktën 12 të vdekur.