Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt

Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur sot kundër të pandehurit Jeton Sylaj, bashkëshortit të Arlinda Zekajt për veprën penale “kanosja”, është shtyre.

Sipas njoftimit të Gjykatës, seanca nuk është mbajtur, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar A.Z., si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.

“Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës. Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00”, ka njoftuar Gjykata.