Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 11 është mbajtur seanca e parë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.
Seanca tashmë ka përfunduar dhe është shtyrë për të premten me 31 janar.
I dyshuari kryesor Naim Murseli dhe dy të tjerët Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë dalë nga gjykata Themelore në Prishtinë.
Vrasja e Liridona Ademajt ka ndodhur në nëntor të vitit 2023. /TV Arbëria