Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Shtyhet debati nëse Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën

Shtyhet debati nëse Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shtyrë debatin për mocionin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shkelur Kushtetutën në seancën e sotme, për shkak të pamundësisë së propozuesit për të marrë pjesë në seancë.

“Duke pasur parasysh pamundësinë e propozuesit për të marrë pjesë sot, ne po e shtyjmë pikën 23 për diskutim në një ditë tjetër”, tha Gjuroviq, raportojnë mediat e Podgoricës.

Propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën e kanë paraqitur 41 deputetë të shumicës parlamentare vjetër-re.

Në Propozim thuhet se “pas votimit të mosbesimit në Qeverinë e 43-të të Malit të Zi më 19 gusht, kreu i shtetit nuk i propozoi parlamentit një përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re”.  /TV Arbëria

Powered by WordPress