Mijëra fluturime janë anuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kompania “Southwest Airlines” u detyrua që t’i “ulë” të gjitha fluturimet përkohësisht për shkak të disa “defekteve teknike”.
Kjo kompani ka njoftuar se do të angazhohet që t’i akomodojë të gjithë pasagjerët e prekur për një orë ndalese mbarëvendore, raporton BBC.
Bëhet e ditur se kanë qenë 5,400 fluturime që janë shtyrë në ShBA gjatë së martës. Mbi 100 prej tyre qenë pezulluar.
Të gjitha fluturimet ishin pauzuar pas kërkesës së kompanisë me bazë në Dallas, pas adresimit të problemit.
/TV Arbëria