Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve”

“Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar të martën për paralajmërimet e fundit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Operatori i vetëm në Kosovë për furnizim me energji elektrike i ka bërë kërkesë ZRR – e për shtrenjtimin e energjisë elektrike diku mbi 54 % kurse, ZRR-e, në vend se të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës që me vështirësi po i shlyejnë faturat me çmime ekzistuese, të lehtësuara nga subvencionimi i qeverisë së Kosovës, krahasuar me më herët është treguar më i mëshirshëm duke lejuar shtrenjtimin vetëm me 13.4 % që, krahasuar me shumën e kërkuar, duket, në shikim të parë si një përfitim apo subvencion shtesë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

Më tej në komunikatën e KMDLNj-së thuhet se në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës, duke u mbështetur në “praktikat e mira” të qeverive të mëparshme ka vazhduar t’ua paguajë rrymën serbëve (dhe të tjerëve) në Veriun e Kosovës duke e zbatuar skajshmërisht të deformuar parimin e diskriminimit pozitiv.

Vetëm për vitin 2022 Qeveria e Kosovës, për t’i qetësuar serbët e Veriut të Kosovës e në kurriz të kësaj kanë përfituar edhe të tjerët ka ndarë 63 milionë euro për pagesën e faturave për energji elektrike që e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, pa asnjë masë kufizimi, për dallim nga paguesit e rregullt të faturave poshtë lumit Ibër që iu janë nënshtruar reduktimeve dhe prishjeve të shumta. /TV Arbëria

Powered by WordPress