Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shtohen trupat ushtarak tek Ura e Ibrit, reagon Kasolli: Edhe nëse aventura e dalldisë elektorale të sovranizmit përfundon me kaq, tashmë dëmi është bërë

Shtohen trupat ushtarak tek Ura e Ibrit, reagon Kasolli: Edhe nëse aventura e dalldisë elektorale të sovranizmit përfundon me kaq, tashmë dëmi është bërë

Analisti politik, Afrim Kasolli ka reaguar rreth çështjes së Urës së Ibrit, ai thotë se edhe nëse kjo temë përfundon me kaq, tashmë dëmi ka ndodhur, shkruan TV Arbëria.

“Edhe nëse aventura e dalldise elektorale te sovranizmit përfundon me kaq, pa ndonje pasoje tjeter, tashmë demi eshte bere. Vendet aleate, ne krye me SHBA-të, jane detyruar te marrin masa shtese te sigurise, per ta garantuar sigurine e ushtareve tyre dhe Kosoves kunder vendimeve te pushtetit ne Prishtine”, ka shkruar Kasolli në një reagim në facebook.

Tutje analisti thotë se ky veprim nga Kurti është bërë vetëm për të kënaqur pasionet e militantëve të tij.

“Edhe kete here kryeministri Kurti per te kënaqur pasionet e militanteve te tij vendosi t’i befasoje partneret ndërkombëtare. Pra ne vend se ta diskutonte me ta ne menyre diskrete dhe pa zhurme ne opinionin publik se si te zgjidhej ky problem, ai vetem tentoi t’i ve para faktit te kryer me pretendimin se Kosova eshte sovrane dhe nuk ka nevoje te diskutoje me askend ceshtje te tilla te brendshme. Duke harruar faktin, se i njejti jo shume kohe me pare barrikadat ne veri i kishte shndërruar ne teme te negociatave ne Bruksel”, ka shkruar tutje Kasolli. /TV Arbëria

Postimi i tij i plotë:

Powered by WordPress