€432,400 gjoba për Partitë rreth Shkeljes së Kodit Etik.
LDK, LVV dhe PDK kanë paguar 302,000 euro dënime nga PZAP për mos respektim të kodit të etikës në zgjedhjet. LDK është gjobitur me €113,500, ndërsa LVV me €101,500, PDK gjithashtu është gjobitur me €87,000.
Partitë tjera me gjoba të larta përfshijnë AAK-Nisma me €69,700.
Koalicioni për familjen me €25,500 dhe Lista Serbe €13,500. Në listë të partive që janë gjobitur, sipas raportit të ‘Demokracia në Veprim’, janë edhe gjasë parti tjera të pakicave. Gjoba total për ta shkon në €21,700.
Gjithsej, deri më tani fatura e gjobave arrinë më €432,400 ku tri partitë e mëdha janë gjobitur për 70% të vlerës (LDK 26.2%, LVV 23,5% dhe PDK 20.1%).