Shkruan: Afrim Kasolli
Të gjithëve na kujtohet propaganda elektorale e Albin Kurtit dhe Vjosa Omanit. Ata i fituan zgjedhjet me premtimin për ta shndërruar Kosovën në një parajsë mbi tokë. Ku institucioneve publike në vend do t’ua kishin lakmi edhe shtetet skandinave si modelet më të përsosura në botë sa i përket shtetit social. Ndonëse nuk e pohonin hapur, por mesazhi ishte i qartë, se shkollat, spitalet dhe çdo institucion që ka rëndësi shoqërore i karakterit privat, duhet të mendojë para kohe të zhvendoset në ndonjë vend tjetër në rajon, ngase do të falimentojnë. Sepse lulëzimi i tyre kishte qenë i mundur vetëm falë “regjimit të vjetër”, pasi përfaqësuesit e tij e përdornin shtetin për interesat e tyre private.
Mirëpo, sot kur pas 5 viteve në qeverisje ai tandem politik ka abdikuar nga misioni që e propagandonte. Ata kanë zgjedhur që vend të rregullimit të shtetit dhe institucioneve publike, t’i rehatojnë familjet e tyre. Larg kushteve të fëmijëve të zakonshëm të Kosovës e në shkolla private elitare. Apo si në rastin e Albin Kurtit në Norvegji.
Mjerisht, në të njëjtën linjë janë edhe liderët e opozitës. Prandaj, të njëjtit e kanë strukur kokën dhe nuk janë në gjendje ta adresojnë asnjë kritik në raport me këtë sjellje të dyfishtë të Vjosa Osmanit. Madje kanë interes që të heshtet ky skandal.
Është ky paradoks, i cili ka ndikuar ka ndikuar që sot politika në Kosovë të jetë një përplasje fetishiste ndërmjet liderëve politikë kryesorë se si ta ndërtojnë një shtet sa më privat për vete dhe familjet e tyre. /TV Arbëria