Kryetari i OVL –UÇK’së Hysni Gucati në një lidhje direkte nga Haga për Tv Arbëria, ka deklaruar se ka një interesim jashtëzakonisht të madh për këtë protestë sidomos nga mërgimtarët.
“Mergata kurrë më e mobilizuar dhe e bashkuar s’ka qenë se në këtë protest. Ka shumë familje që janë duke ardhë me fëmijë, shumë familje me makina. Vet masa është mesazhi më i madh për ndërkombëtarët por edhe për Gjykatën Speciale. Ne do ta qojmë mesazhin tonë atje ku duhet”, deklaroi ai.
Derisa i pyetur se a ka pasur ndonjë ndihmesë nga shteti i Kosovës për këtë protestë, Gucati deklaroi se shteti i Kosovës në vend se ta ndihmojë protestën sipas tij, ka tentuar që ta bllokojë atë.
Madje Gucati paralajmëroi se ditën kur do të kthehet në Kosovë do ti bëjë publike për mediat sms dhe fletushkat me mbishshkrimet “mos shkoni në protestë”.
“Shteti jonë jo ndihmesë, po unë po tutna mos po dojnë me na blloku ata. Përkundrazi ata kanë tentu me na blloku, po kur të vi në Kosovë do ti tregoj disa letra dhe mesazhe që iu kanë qu njerëzve “mos shkoni në protest” fletushka që kanë shpërnda, këtu i kam dhe so të jua tregoj mediave të hënën ose të martën që kanë tentu ta pengojnë kjo është e vërtetë”./TV ARBËRIA./