Analisti politik, Afrim Kasolli ka komentuar rreth idesë për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri, shkruan TV Arbëria.
Kasolli përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se Rama ka një aftësi te jashtëzakonshme për ta diktuar agjendën e diskutimeve publike dhe politike.
“Si politikan ai ka dëshmuar se ka nje aftësi te jashtëzakonshme per ta diktuar agjendën e diskutimeve publike dhe politike. Po bëhet qe nje jave ku shumica e kombit shqiptar është përfshirë ne një atmosferë polarizuese mbi idenë e tij se a duhet apo nuk duhet lejuar themelimin e shtetit te kryegjyshatës botërore te bektashizmit ne Tirane?”, ka shkruar Kasolli.
Tutje analisti thotë se shoqëria është kapluar nga ethet e kësaj teme, dhe sipas tij kjo nuk ëstë hera e parë që Rama bën një sensacion të tillë.
“A mund te realizohet apo jo ky projekt i kumtuar ne mënyrë te befasishme nga Edi Rama, është tjetër gjë. Mirëpo, nuk mund te mohohet fakti se nje shoqeri e tere tashme eshte kapluar nga ethet e kësaj teme. Dhe kjo nuk eshte hera e pare qe Edi Rama shkakton nje sensacion te tille. Me kujtohet se si para nje kohe gjate nje fjalimi ne Kuvendin e Kosovës, kur kishte propozuar zgjedhjen e nje Presidenti te përbashkët kombëtar”, ka shkruar Kasolli.
Postimi i tij i plotë: