Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar se është duke përjetuar dhunë psikologjike nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte ndarë disa vite më parë, por që jetojnë në një shtëpi të përbashkët.
Sipas raportit, i dyshuari i kishte vendosur një pajisje telefonike në bagazhin e veturës së saj për t’ia përcjellur të gjitha lëvizjet.
“Dyshohet se viktima femër, shtetase e huaj është duke përjetuar dhunë psikologjike dhe ndjehet e frikësuar nga i dyshuari m/k ish bashkëshorti i saj me të cilin ishte ndarë disa vite më parë, por jetojnë në një shtëpi të përbashkët. I dyshuari sipas viktimës në bagazhin e veturën e asaj kishte vendosur në pajisje telefon për ti përcjellë lëvizjet e saj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.