Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shtetasi kosovar ekstradohet nga Zvicra, ishte në kërkim ndërkombëtar për dhunim

Shtetasi kosovar ekstradohet nga Zvicra, ishte në kërkim ndërkombëtar për dhunim

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë një shtetas kosovar i cili u kërkua nga autoritetet për dhunim.

Policia e Kosovës tha se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane”.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësisë policore nga rajoni kompetent, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës tha se përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, “do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.