Fadil Muqolli në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arbëria, me moderatoren Valentina Ahmetin, ka sjellur librin “Shtëpia me gjak në mure”, një libër që i dedikohet masakrës së Poklekut.
Autori i këtij libri është Afrim Hysenaj, për të cilin Muqolli shprehet mjaft falënderues për kontributin e tij në dokumentimin e ngjarjeve të kësaj masakre.
“Është Afrim Hysenaj, të cilin unë e falënderoj shumë. Me punën e tij, jo vetëm familja ime, por edhe 53 njerëzit që u vranë dhe u dogjën atje, ai i ka kthyer në jetë”, është shprehur Muqolli në TV Arbëria.
Muqolli tutje ka treguar se ky libër është financuar nga Ministria e Kulturës. /TV Arbëria