Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shtëpia ku u hodh koktej molotovi në veri ishte ndërtuar nga Qeveria, reagon Krasniqi: Sulmi u nxit nga Vuçiq

Shtëpia ku u hodh koktej molotovi në veri ishte ndërtuar nga Qeveria, reagon Krasniqi: Sulmi u nxit nga Vuçiq

Një koktej molotiv është hedhur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.

Kjo shtëpi është në pronësi të një shqiptari, ndërsa në lidhje me rastin është deklaruar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi.

Krasniqi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30 gjatë mesnatës kur një patrullë policore ka identifikuar se ka tym në një shtëpi të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar.

Ministri theksoi se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar përpos dëmeve materiale.

Po ashtu ai deklaroi se kjo s’është hera e parë që ka sulme të tilla, por kjo s’është hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.