Shtëpia e reperit të njohur Drake është qëlluar nga disa persona me armë zjarri. Si pasojë e atij sulmi një roje sigurie në rezidencën e artistit kanadez është plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital të Torontos me lëndime të rënda por jo kërcënuese për jetën pas të shtënave herët në mëngjesin e së martës.
Paul Krawczyk i shërbimit policor të qytetit u shpreh para gazetarëve se hetuesit kishin pak informacion dhe po studionin pamjet e vëzhgimit për të gjetur pista. Sulmuesi raportohet se është parë duke ikur nga zona me një automjet.
Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, kohët e fundit ka patur një përplasje publike me reperin kalifornian Kendrick Lamar në një seri “diss tracks”. Krawczyk tha se policia ishte në dijeni të tensionit mes dy reperëve, por nuk e lidhi konfiktin e tyre me të shtënat.