Është shtëpi e pabanuar.
Por deri para dy ditësh, ishte strehë e një sasie të madhe armatimi.
Kjo bëri që Policia e Kosovës, të shtunën të zbarkonte edhe një herë në Zveçan.
E rruga deri këtu nuk iu shkoi huq.
Kjo pasi hasën në armë e municione të llojeve të ndryshme.
“Gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar: 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 copë fishekë për pushkë automatike, 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50 Si dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.