Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shtëpia e Bardhë: Veprimet e fundit të Izraelit në Rafah s’e kalojnë vijën e kuqe, por duam operacion tokësor, pa shkaktuar shumë vdekje

Shtëpia e Bardhë: Veprimet e fundit të Izraelit në Rafah s’e kalojnë vijën e kuqe, por duam operacion tokësor, pa shkaktuar shumë vdekje

Shtëpia e Bardhë ka thënë se sulmet e fundit izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nuk përbëjnë një operacion të madh tokësor që kalon çdo vijë të kuqe të SHBA-së, dhe se po e monitoron nga afër një hetim mbi sulmin vdekjeprurës të së dielës në një kamp tenderash të cilin e quajti “tragjik”.

Duke folur pasi tanket izraelite u panë pranë xhamisë al-Awda, një pikë referimi në Rafahun qendror, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby iu tha gazetarëve se SHBA nuk po i mbyllë sytë ndaj gjendjes së rëndë të civilëve palestinezë, raporton The Guardia.

“Izraelitët kanë thënë se ky është një gabim tragjik”, tha Kirby, duke iu referuar sulmit ajror dhe zjarrit në një zonë të mbushur me tenda refugjatësh që autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se vranë të paktën 45 njerëz të dielën.

I pyetur nëse kishte ndonjë gjë që Shtëpia e Bardhë e kishte parë nga e diela e që do të nxiste një tërheqje të më shumë ndihmave ushtarake nga SHBA-ja, Kirby tha: “Unë besoj se kjo është ajo që kam thënë këtu”.

“Ne kemi thënë gjithashtu se nuk duam të shohim një operacion të madh tokësor në Rafah që do ta bënte vërtet të vështirë për izraelitët ta ndjekin Hamasin pa shkaktuar dëme të mëdha dhe potencialisht një numër të madh vdekjesh. Ne nuk e kemi parë këtë ende”, tha ai, duke deklaruar se operacionet e Izraelit të martën ishin kryesisht në një korridor në periferi të Rafah.