Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shtëpia e Bardhë ia hap derën Bedri Hamzës

Shtëpia e Bardhë ia hap derën Bedri Hamzës

Shtëpia e Bardhë ia hap derën Bedri Hamzës Në kulmin e izolimit të pushtetarëve aktual të Kosovës, dhe në pikën me të ulët të koordinimit me aleatët tanë ndërkombëtar, Bedri Hamëza i nominuari për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, pritet në Shtepinë e Bardhë në SHBA.

Në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më heret, z. Hamza ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhe, ndërsa pritet të zhvillojë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.

Mësojmë nga burimet tona në Washington se sonte z. Bedri Hamza është takuar tashmë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistent Special i Presidentit Biden dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe znj. Kathleen Larkin, drejtoreshe për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

Derisa, Qeveria Kurti kritikohet çdo ditë për dëmtim të raporteve me aleatët, Hamza si kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, kishte thënë në ditën kur ishte kandiduar se do të fuqizojë aleancat me aleatë.

“Jam i plotësuar që rreth vetës kam njerëz profesonistë me vizion të qartë, që kanë dedikimin dhe parimet për ta zhvilluar demokracinë në vend, rendin dhe ligjin, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe mbi të gjitha për t’i fuqizuar aleancat me njerëz e vende që besuan në të drejtën tonë, në krye me ShBA-të dhe gjithmonë e në cdo rast, duke nderuar e kujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, që dhanë cdo gjë për lirinë dhe shtetin që gëzojmë.” – kishte shkruar ai.

“Jam i nderuar, të punoj, ashtu sic kam punuar për më shumë se 30 vite, duke udhëhequr detyra e përgjegjësi në sektorin privat dhe në institucione të rëndësishme të vendit. Punë këto që me modesti e them, kanë pasur rezultate konkrete, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në atë që është domosdoshmëri primare, mirëqenien ekonomike dhe sociale.” – pati shkruar Hamza në Facebook.