Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Shtatë zëvendësime më të shëndetshme për gjalpin

Shtatë zëvendësime më të shëndetshme për gjalpin

Ndërkohë që gjalpi është më i mirë se disa vajra vegjetale, ka disa zëvendësime që janë edhe më të shëndetshme se ajo.

DNA India ka bërë një listë prej shtatë yndyrash të shëndetshme që do të mund të ishin më të mira se gjalpi.

Vaji i ullirit

Komponimi esencial i gatimeve mediterane, vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme për zemrën.

Avokado

Kjo frutë është e mbushur me vitamina, minerale dhe ka sasi të madhe të yndyrave të shëndetshme, gjë që do të mund ta zëvendësonte gjalpin për t’i lyer rriskat e bukës, të shtohet në sallata si dhe është shtesë e mirë për pije të përgatitura në shtëpi apo “smoothie”.

Kungulli i bluar

Kungulli i bluar në formë të puresë do të mund ta zëvendësonte gjalpin shumë mirë, pasi i jep teksturë kremoze supave e gjellëve, ndërkohë që ofron edhe të mira të tjera shëndetësore si fibra, vitaminë A e karotën.

Vaji i kokosit

Sikur vaji i ullirit edhe ai i kokosit përmban yndyra të shëndetshme për zemrën, por duhet të përdoret më pak për shkak se përmban shumë kalori, ndërkohë që mund të përdoret për zierje e pjekje.

Kosi i kulluar

Kosi i trashë apo i kulluar, përmban sasi të bollshme të probiotikëve dhe proteinave. Kosi i trashë është shtesë e mirë në ushqime pasi u jep shije të mirë. Gjithashtu do të mund të ishte shtesë e mirë për sallata apo mbi patate të pjekura.

Banania e shtypur

Banania mund të përdoret për pjekje të brumërave të ndryshme si palëpeta, bukë apo “muffins”.

Gjalpi i arroreve

Gjalpi i bademeve, kikirikëve apo arroreve të tjera është zëvendësim i shkëlqyer i gjalpit të zakonshëm pasi përmban proteinë, fibra dhe yndyra të shëndetshme.

Powered by WordPress