Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Shtatë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit në Ligën Premier

Shtatë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit në Ligën Premier

Afati kalimtar i janarit në mënyrë befasuese ka qenë mjaft i qetë për klubet e Ligës Premier. Ekipet e mëdha si Liverpool, Arsenal, Man United dhe Chelsea nuk kanë kompletuar asnjë blerje dhe duket se janë të kënaqura me ekipin që kanë momentalisht.

Një arsye e madhe e këtij pasiviteti të klubeve në dritaren e transferimeve është për shkak të frikës së thyerjes së rregullave financiare që i ka vendosur Liga Premier.

Everton tashmë është dënuar me heqje të dhjetë pikëve më herët gjatë këtij sezoni ndërsa pas tyre edhe Nottingham Forest rrezikon po ashtu të njëjtin dënim.

Pasi shumica e klubeve shpenzuan shuma të mëdha në afatin e verës, ata nuk e kanë nevojën që të bëjnë të njëjtën edhe gjatë afatit dimëror. Si rezultat, ka pasur vetëm disa lëvizje nga ana e klubeve të elitës së futbollit anglez.

Transferimi më i shtrenjtë i këtij afati ka qenë mbrojtësi rumun Radu Dragusin i cili u transferua tek Tottenhami për shumën e 25 milionë eurove nga Genoa.

Këto janë shtatë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit në Ligën Premier:

Radu Dragusin tek Tottenham Hotspur – 25 milionë euro

Claudio Encheverri tek Man City – 12.5 milionë euro

Valentin Barco tek Brighton & Hove Albion – 7.9 milionë euro

Daniel Munoz tek Crystal Palace – 6.9 milionë euro

Kosta Nedeljkovic tek Aston Villa – 6.5 milionë euro

Yunus Emre Konak tek Brentofrd – 3.9 milionë

Hakon Valdimarrson tek Brentofrd – 2.6 milionë euro./Telegrafi/

Powered by WordPress