Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë, Fushë-Kosovë, Kaçanik, Pejë, Kinë dhe Rahovec. Lidhur me këto raste janë arrestuar pesë të dyshuar, tre prej të cilëve u dërguan në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se në Podujevë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua

“Podujevë 13.02.2025-13:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Fushë-Kosovë raportohet se u arrestua një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.

“Fushë Kosovë 13.02.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në anën tjetër, edhe në Kaçanik u arrestua një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua.

“Kaçanik 13.02.2025-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Pejë në rastin e parë një grua ka raportuar se është shqetësuar nga ish-bashkëshorti.

“Pejë 10.02.2025-12:00. Me 13.02.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Ndërsa, në rastin e dytë në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi dyshohet se është fjalosur me dy të tjerë pas një mosmarrëveshje.

“Pejë 13.02.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, është fjalosur me dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton tutje Policia.

Në Klinë, u arrestua një i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje.

“Klinë 13.02.2025-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Rahovec babai ka raportuar se djali i tij me probleme psikike, ushtron dhunë fizike ndaj tyre.

“Rahovec 12.02.2025-20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me probleme psiqike, herë pas here iu shkakton dhunë fizike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik në Gjakovë për trajtim”, thuhet në njoftim.