Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve të fundit.
Tre raste kanë ndodhur në Prishtinë, tre në Gjakovë dhe një në Lipjan.
Rastet e raportuara:
Prishtinë 16.09.2026, 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lipjan 16.09.2026 – 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 16.09.2026 – 19:30. Është raportuar për një mosmarrëveshje mes një femre dhe një mashkulli kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 16.09.2026-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë 16.09.2026 – 05:40. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë 16.09.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 16.09.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka keqtrajtuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.